Shumë njerëz vuajnë efektet “mizore” të sezonit të Krishtlindjeve në ambientin që i rrethon dhe në psikologjinë e tyre.
Nëse ju nuk bëni pjesë në këtë listë, atëherë mos i merrni shumë seriozisht. Por për ata që nuk janë të krishterë dhe nuk besojnë në këtë festë, ka shumë që janë të detyruar t’i bëjnë gjatë kësaj periudhe të vitit.
Ja nëntë arsyet pse disa zgjedhin të jenë Grinchy gjatë kësaj periudhe:
1.Gjithçka fillon kaq shpejt, pasi njerëzit nisin të përgatiten për këtë festë dy muaj para.
2.Gjërat para shtëpisë suaj janë acarues: dritat, babagjyshët apo zbukurueset e tjera të duket sikur shkelin mbi hapësirën dhe vizionin tuaj.
3.Shfrytëzimi i energjisë elektrike: A i keni menduar pasojat mjedisore me përdorimin e tepruar të elektricitetit?
4.Pema e Krishtlindjeve, një pemë është prerë për t’i ofruar kënaqësi disa njerëzve për maksimumi 30 ditë.
5.Dhuratat, një sezon që i shtynë njerëzit që të blejnë pafund dhe të shpenzojnë shumë të tëra parash për gjëra të panevojshme.
6.Ndarja e kishës nga qeveria, në këtë sezon nuk bëhet pushim nga puna.
7.Santa Klaus as nuk ka lidhje fare me festimet e të krishterëve.
8.“Gëzuar Krishtlindjet”, sa herë duhet ta dëgjojë këtë urim.
9.Konkluzioni, festa e Krishtlindjeve po ikën nga kontrolli, pasi nëse do të bësh pushime dhe të festosh diku për një besim tëndin, mos e ktheni këtë në një festë të të gjithëve.