Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës, ja çfarë diskutuan

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi pak minuta më parë ka mbërritur në zyrën e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Bashën.

Burime paraprake bëjnë të ditur se midis liderve të opozitës, do të diskutohet mbi aksionin që do të ndjekë opozita në lidhje me aktualitetin politik.

Nuk bëhen ende të ditura detaje mbi vizitën e Kryemadhit në zyrën e Bashës, por kujtojmë se LSI është regjistruar në zgjedhjet e 13 Tetorit, datë kjo e përcaktuar nga Presidenti Ilir Meta.

Ndërkaq situata politike është ndezur së fundmi, pas dorëheqjes së kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri, i cili pas denoncimeve të PD-së rezultoi se ishte dënuar për trafik lëndësh narkotike në vitin 2003 në Itali.

Edhe pse nuk ka një kryebashkiak, socialistët shprehen të bindur se do të realizohet konstituimi i këshillit bashkiak me datën 19 gusht, pavarësisht se nuk është e qartë sesi do të procedohet.

Zjarr Tv Ad