Kulmi! Petrit Vasili saboton opozitën e bashkuar duke i kërkuar mediave që të bojkotojnë Edi Ramën. Po si është e mundur që të bojkotohet Rama. Me ç’të drejtë kërkon tu heqë shqiptarëve të vetmen qeshje me gjithë shpirt.
Po nëse bojkotohet Rama, ku do e shohin shqiptarët se si ai trajton si këlysh të rrahur Erion Braçen dhe si leckë Erion Velinë!
Nëse bojkotohet Rama si do ta shohim me tespie në dorë dhe si do i shpikin pastaj njerëzit emrin Ramhajn Bin Hamut!
Nëse bojkotohet Rama ku do e shohin bashkëkombasit teatrin dhe komedinë e munguar?
Nëse bojkotohet Rama si do i thonë qytetarët banorit që i kishin marrë gruan pa leje: gjete xhami ku të falesh , këtij i kanë ikur pesë!
Nëse bojkotohet Rama ku do e gjejnë shqiptarët një gjitholog që di të jetë: agronom, artist, politikan, gazetar, sizmolog, mami, kasap, prokuror, gjyqtar, polic, elektriçist e gjithçka tjetër ?!
Shqiptarët mezi po presin që të bëhet edhe berber… që të kapë briskun në dorë dhe… E dini vazhdimin!
Petrit Vasili, mjaft e sabotove opozitën! Lëri shqiptarët të shkrihen me Ramën!