Deklarata e Trump për hebrenjtë “acaron” opinionin publik

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarë, analistë dhe shumë persona të tjerë akuzuan Presidentin e ShBA-së pas deklaratave të tij për hebrenjtë. Gjatë fjalimit të tij në Florida, Trump deklaroi se ShBA duhet të solidarizohet me minoritetet hebraike dhe duhet të kenë më shumë dashuri për vendin e tyre, Izraelin.

“Njerëzit tanë duhet të duan më shumë Izraelin. Duhet ta bëjmë. Sepse ka persona, ka hebrenj të cilët nuk e duan vendin e tyre të origjinës” i u shpreh Trump.

Por duket se këto deklarata nuk u mirëpritën nga të gjithë pasi shumë persona reaguan në rrjete sociale, duke e sulmuar verbalisht Presidentin.

“Një njeri ateist dhe imoral si Trump nuk duhet t’i japë leksione njerëzve dhe sidomos hebrenjëve të duan Izraelin” – shkruan një gazetar.

Mbështetja e Trump për Izraelin është shprehur edhe më parë falë vendimeve politike të ndërmarrura më parë si vendimi i Washington-it për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit.

Gjithashtu banesat Izraelite në West Bank u konsideruan legjitime nga Presidenti amerikan.

Zjarr Tv Ad