Britania heton për disa dokumente sekrete të publikuara

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet e Sigurisë Kibernetike në Britani po hetojnë çështjen e publikimit të disa dokumenteve konfidenciale mes ShBA-së dhe Britanisë. Ato u publikuan vetëm pak kohë përpara se të zhvillohën zgjedhjet elektorale.

Një prej pistave të cilën ata po hetojnë dhe që kanë frikë është përfshirja e Rusisë në çështjet me vendet perëndimore.

Nga kjo situatë ka përfituar dhe partia Laburiste në Britani të cilët shprehen se kryeministri Boris Johnson po planifikon të shesë pjesë nga Sistemi Shëndetësor Kombëtar ShBA-së, akuza të cilat Johnson i hodhi poshtë. Për këtë diskutim ka reaguar më parë dhe Trump i cili ka deklaruar se ShBA nuk është e interesuar për këto lloj sistemesh edhe sikur ato t’i shërbeheshin vendit në pjatë argjendi.

Fillimisht këto dokumente u publikuan në rrjetin social Reddit, e më pas u shpërndan në internet. Sipas Reuters këto dokumente dyshohen se janë publikuar brenda Britanisë dhe mohon përfshirjen e shteteve të huaja në këtë çështje.

Pasi këto dokumente u publikuan në Reddit, kompania deklaroi se postimi është bërë nga një grupim nga Rusia. Ndërkohë Kremlini ka mohuar përfshirjen e saj në këtë çështje.

Zjarr Tv Ad