Në kuadër të hartimit dhe miratimit të Planit Strategjik të tij Kuvendi ka publikuar draftin online që I jep mundësinë qytetarëve shqiptarë të adresojnë komentet dhe sugjerimet e tyre.
Në qershor të vitit 2019 filloi puna për hartimin e parë të këtij Plani Strategjik që është dhe një nga prioritetet e Kuvendit për të adresuar rezultatet në projektin e financuar nga qeveria zviceriane ‘’Për mbështetjen e Parlamentit dhe Edukimin Qytetar’’.
NJOFTIMI I KUVENDIT
Të nderuar kolegë,
Në kuadër të procesit të konsultimit të jashtëm, me qëllim respektimin e parimit të transparencës dhe për një Kuvend të hapur e sa më pranë qytetarit, është bërë publikimi online i draftit të Planit Strategjik të Kuvendit.
Në këtë mënyrë publiku ka mundësi të njihet dhe të adresojë komente apo sugjerime konkrete nëpërmjet komunikimit në faqen zyrtare të Kuvendit, platforma “Konsultimi i Planit Strategjik”.
Puna për hartimin e të parit Plan Strategjik për Kuvendin e Shqipërisë ka nisur më qershor të vitit 2019. Hartimi dhe miratimi i tij është një nga prioritetet e Kuvendit, adresuar në rezultatet kryesore të projektit “Për mbështetjen e Parlamentit dhe Edukimin Qytetar” (PACEP) që financohet nga Qeveria Zvicerane e dhe që po zbatohet nga OSBE dhe Instituti Demokratik Kombëtar (NDI).
Më poshtë linku i draftit për konsultim publik:
http://konsultimi.parlament.al/