Dështova si bashkëshorte/ As fëmijë e as martesë të dytë/ Kështu u shpreh moderatorja Dajana Shabani

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas ndarjes nga boksieri Kamer Maloku, moderatorja Dajana Shabani ka zbuluar se mundësitë për t’u martuar janë zero pasi është një bashkëshorte jo e mirë.

“Nuk e dija që do kisha kaq suksesi si mami, ta dija isha bërë  20 vjeç. Ish-bashkëshorti im priste që kur të bëhesha unë mami të rrënohesha psikologjikisht, fizikisht. Nuk e dija që isha kaq super mami.

Dhe seriozisht nuk më pëlqen që t’ja bëj qejfin vetes, por jam një mami e fiksuar! Kam dështuar me sukses si bashkëshorte, por jam një mami shumë e mirë. Për këtë jam shumë krenare”, tha ajo në emisionin ‘Abc e Mëngjesit’.

E pyetur gjatë lojrave të programit rreth dëshirës për një fëmijë të dytë, prerazi tha se nuk përzien familjet, apo fëmijë nga martesa të ndryshme. Pra, mesa duket nuk do të këtë një martesë të dytë apo një fëmijë të dytë.

Zjarr Tv Ad