Flet Lefter Maliqi: Rilindja do shkrihet si akullore/ Ja kush i detyroi socialistët të terhiqen nga ndryshimet në Kod…

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Lefter Maliqi, ka reaguar me tone të ashpra pas shtyrjes së Kuvendit ditën e sotme, ku ishte premtuar se do të kalonin ndryshimet Kushtetuese, me apo pa dakordësinë e opozitës.

Maliqi paralajmëron se; Rilindja do të shkrihet si akullore. Sipas tij, ishte presioni i ndërkombëtarëve që i bëri të tërhiqen socialistët nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Jo vetëm kaq, por Maliqi shkruan se; PS i ka hyrë frika në palcë nga koalicioni PD-LSI.

Postimi i plotë:

“Rilindja do shkrihet si akullore” kaushi do i ngelet Ramziut. Pas presionit të fortë të partnerëve tanë ndërkombëtarë, Ramziu u tërhoq nga kalimi i ndryshimeve kushtetuese, që kishte kërcënuar se do t’i kalonte në seancën e sotme plenare, edhe pa dakordësinë e Opozitës së Bashkuar dhe asaj parlamentare.

Por, dje, “transportuesi” Damian Gjiknuri, paralajmëroi se konsensusi është i pamundur kur vjen puna te koalicionet parazgjedhore. Pse qenka i pamundur o Gjiknur, mos jeni gjë zotër të gjithçkaje e meqë keni votat, bëni çfarë të doni?!

Megjithëse të kuptoj, sepse çdo gjë e ndershme dhe e drejtë, për ju është e pamundur. Ju ka hyrë frika në palcë, nga fitorja spektakolare e koalicionit të madh PD-LSI.

Mirë nga koalicioni paskan frikë, po listat e hapura pse nuk i do Ramziu, pse luan në mënyrë mafioze edhe aty?!

I ka dëgjuar Ramziu mesazhet e përditshme të ambasadorëve në Tiranë, zyrtarëve në Bruksel etj, kur japin ultimatumin që mos të preket marrëveshja e 5 Qershorit?

Dje, e përsëriti edhe ambasadori britanik në Tiranë, në të njëjtën linjë me kolegët Kim, Soreca etj…

Ramzi, nuk ke zgjidhje tjetër, përveçse të heqësh dorë nga manovrat e ndyra që të karakterizojnë, t’i japësh fund mbledhjeve të dështuara të Këshillit Politik, dhe t’i thuash “transportuesit” që drafti i Opozitës së Bashkuar, është e vetmja alternativë e ndershme dhe në shërbim të votuesit shqiptar.

Zjarr Tv Ad