Një studim i ri na tregon se sa kohë mbijeton vir*usi në lëkurë/ Ja një mënyrë ideale për ta zhdukur atë plotësisht

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një studim i ri zbulon se vir*usi Sars-CoV-2 mund të mbijetojë, deri në 9 orë në lëkurën e njeriut, katër herë më shumë se vir*usi i gripit A. Këtë e zbuloi, një ekip studiuesisht nga Kyoto në Japoni, pas një eksperimenti laboratorik.

Ndërkohë, mbetet ende i panjohur stabiliteti i virusit në lëkurën e njeriut. Sipas studiuesve, kjo është bërë për të shmangur infektimin e vullnetarëve të shëndetshëm. Ndërkohë, qelizat e lëkurës, ishin të përziera me mostrat e corona*virusit dhe me vir*usin e gripit A, i cili gjithashtu përhapet përmes pikave dhe kontaktit njerëzor.

Rezultatet treguan se; vir*usi i gripit jetoi për afërsisht 1.8 orë në lëkurë. Sa i përket korona*virusit, mostrat e traktit të sipërm resipirator, treguan se kur përzihej me muskuj, jetonte për rreth 11 orë.

Të dy vir*uset arrijnë të caktivizohen plotësisht brenda 15 sekondave, me pastrues dore që përmban 80 përqind alkool.

Aktualisht, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rekomandojnë përdorimin e fërkimeve të duarve, me bazë alkooli me 60 për qind deri në 95 për qind alkool, ose larjen e plotë të duarve me sapun dhe ujë, për të paktën 20 sekonda.

Zjarr Tv Ad