Bulevardi i Dibrës u rinovua 5 vite më parë si pjese e projektit te rilindjes urbane. Sot pllakat e gurit janë thyer dhe bulevardi përfundoi në një rrugë me gropa .
Projekti i rehabilitimit të bulevardit kushtoi rreth 105 milionë lekë. Bazuar në dokumentet zyrtare Bashkia e Dibrës lidhi kontratë me kompaninë fituese “Alko Impex Construction”, e cila kreu punimet.
Në bazë të marrëveshjes, parashikohej përdorimi i gurë dekoativë, por dekori ia la vendin gropave. Qytetarët dibranë shprehen se kjo ka ardhur si rezultat i cilësisë shumë të dobët të materialit të përdorur.
“I ka gërryer ngrica, i ka prishur të gjitha.”
Thonë se kjo situatë bëhet më shqetësuese gjatë dimrit të acartë dhe ngricave.
Ata bëjnë përgjegjëse Bashkinë e Peshkopisë për këtë punim.
“Duhet t’i rregullojnë rrugët, që mos ketë probleme populli, të eci lirisht.”
Dëmtimi i pllakave sipas qytetarëve ka ardhur edhe si pasojë e mungesës së ekspertizës, pasi guri i përdorur duhej ti përshtatej klimës së Dibrës. Por kjo nuk ndodhi, pavarësisht fondit prej 105 milionë lekësh.