Shkaktoi aksidentin me vdekje në Fushë Krujë, policia arreston shoferin 24 orë pas ngjarjes

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës, pasi dje duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Q. Sh., 60 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën.

Në aksident janë plagosur edhe vetë drejtuesi me pasagjeren që ndodhej në “Volkswagen”, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut.

“P. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme  në Tapizë, Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Q. Sh., 60 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit P. K., dhe pasagjerja në mjetin tip “Volksëagen” shtetësja Sh. Sh., 49 vjeçe, ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad