Bulevardi i Dibrës kushtoi 105 milionë lekë por përfundoi në rrugë me gropa

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bulevardi i Dibrës u rinovua 5 vite më parë si pjese e projektit te rilindjes urbane. Sot pllakat e gurit janë thyer dhe bulevardi përfundoi në një rrugë me gropa .

Projekti i rehabilitimit të  bulevardit kushtoi rreth 105 milionë lekë. Bazuar në dokumentet zyrtare Bashkia e Dibrës lidhi kontratë me kompaninë fituese “Alko Impex Construction”, e cila kreu punimet.

Në bazë të marrëveshjes, parashikohej përdorimi i gurë dekoativë, por dekori ia la vendin gropave. Qytetarët dibranë shprehen se kjo ka ardhur si rezultat i cilësisë shumë të dobët të materialit të përdorur.

“I ka gërryer ngrica, i ka prishur të gjitha.”
Thonë se kjo situatë bëhet më shqetësuese gjatë dimrit të acartë dhe ngricave.

Ata bëjnë përgjegjëse Bashkinë e Peshkopisë për këtë punim.

“Duhet t’i rregullojnë rrugët, që mos ketë probleme populli, të eci lirisht.”

Dëmtimi i pllakave sipas qytetarëve ka ardhur edhe si pasojë e mungesës së ekspertizës, pasi guri i përdorur duhej ti përshtatej klimës së Dibrës. Por kjo nuk ndodhi, pavarësisht fondit prej 105 milionë lekësh.

Zjarr Tv Ad