’11 Shtatori vazhdon t’i bëjë thirrje ndërgjegjes së botës demokratike’

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Vjosa Osmani.

Këtu e 21 vjet më parë, më 11 shtator, amerikanët e përjetuan tmerrin e shkaktuar nga veprimet e terroristëve kundër tyre. Atë ditë, rreth 3000 jetë të pafajshme u shuan, e bashkë me to edhe dy kullat binjake, simbol i zhvillimit dhe i botës së lirë.

Atë ditë, por edhe në secilën ditë të mëpastajme, krahas popullit amerikan, populli i Kosovës kujton dhimbjen të cilën e përjetoi aleati ynë strategjik, por edhe gjithë bota demokratike.

11 shtatori vazhdon t’i bëjë thirrje ndërgjegjes së botës demokratike që të mobilizohet kundër së keqes së përgjithshme.

Ai na thërret për solidaritet ndërnjerëzor, që si njerëz paqedashës të ndikojmë që ta bëjmë botën më të mirë. Prandaj, lufta kundër terrorizmit dhe përkushtimi për paqen dhe demokracinë në botë – vlera këto të kombit amerikan – janë edhe vlerat tona.

Ne do t’u qëndrojmë pranë aleatëve tanë, miqve tanë, sikur ata na qëndruan pranë në ditë të vështira për ne, por edhe gjatë gjithë rritës sonë si shtet.

Zjarr Tv Ad