“Unikale! Ka rëndësi mesazhi që përcollën ata burra kurajozë”, Panariti për protestën te inceneratori i Tiranës: U evidentua që investimi nuk ekzistonte

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin “Open”, në News 24, u dikutua këtë të martë protesta e mbajtur nga Partia e Lirisë në ambientet e jashtme të inceneratorit të Tiranës.

I ftuar në studio ish-deputeti Edmon Panarati tha se ishte i pranishëm në protestë dhe e cilësoi atë si unikale pasi evidentoi vjedhjen e bëra me impianetet e përpunimit të plehrave, ku inceneratorët e pretenduar nuk janë ekzistent.

“Ndryshe nga abuzimet, nga grabitjet vjedhjet me fondet publike në investimet publike, ku është folur për abuzime për 1 km autostradë tre herë më shumë se mesatarja europiane. Atje qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile shkuan atje dhe panë që nuk kishte asgjë. Praktikisht u vendos që incenerimi do të jetë metoda e menaxhimit të mbetjeve që është edhe në kundërshtim me metodat e BE, por ta marrim të mirëqenë. Përtej simbolikës ajo protestë ishte konkrete diagnostikuese, evidentoi që ai investim që duhet të ekzistonte, ku duhet të kishte një impiant ku incenerohen duhet të kishim edhe një central elektrik, por atje nuk ka asgjë, vetëm një tabelë dhe një pemë. Pra përballë një kontrate gati 30-vjeçare me mbi 100 mln euro, 28 mln euro janë paguar tek koncensionari aty nuk ndodh asgjë, bëhet fjalë për një gropë të madhe financiare. Kjo ishte edhe simbolika e atij bashkimi qytetarësh. Për mua ka rëndësi mesazhi që përcollën ata burra kurajoz dhe qytetarë të përgjegjshëm se nuk është kollaj të indentifikohesh edhe nga dronë që filmojnë nga sipër por dolën aty të thyejnë regjimin”, tha ai.

Zjarr Tv Ad