Ka shkuar në katër numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm në sheshin e populluar “Taksim” në Stamboll.
Ndërkohë raportohet se janë deri më tani 38 të plagosur. Shpërthimi ndodhi mesditën e së dielës (13 nëntor) në një kohë kur sheshi ishte shumë i populluar.
Pas shpërthimit të sotëm të ndodhur në sheshin Taksim në Stamboll, Turqia ka vendosur ndalimin e transmetimit të pamjeve.
Lajmin e bëri të ditur Gjykata Penale e Paqes e Stambollit, e cila njoftoi se për shpërthimin ishte vendosur ndalim transmetimi.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale dëgjohet shpërthimi i fuqishëm dhe njerëzit largohen me vrap të frikësuar.
Ende nuk është bërë një deklaratë zyrtare për shkakun e shpërthimit, ndërsa ekipet e mjekëve, zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje.
Guvernatori Yerlikaya tha në një deklaratë: “Sipas raporteve fillestare, nga shpërthimi që ndodhi në rrugën İstiklal, 4 persona humbën jetën dhe 38 u plagosën”.