A e mbështesni protestën e 6 Dhjetorit? Meta në panairin e librit: Të formojmë qytetarë të denjë për vendin. Letërsinë sot e kemi më mirë se Shqipërinë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në panairin e librit për propozimin e ish kryeministrit Sali Berisha për të mbajtur protestë në datën 6 Dhjetor, kur Tirana do të presë liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Meta u shpreh se është rruga e duhur që përmes librit të formojmë qytetarë të denjë për vendin dhe garant të demokracisë.

“Sot jemi te libri, jemi te heronjtë e shoqërisë sonë. Përshëndes të gjithë krijuesit. Punojnë shumë, sakrifikojnë shumë në një aktivitet që do e quaja kulturor. Duhet më shumë mbështetje që libri të ketë mundësi të preket nga sa më shumë lexues dhe fëmijë por përmes librit të formojmë qytetarë të denjë për vendin dhe garant të demokracisë dhe të ardhmes sonë që është vetëm europiane”, tha Meta.

Ai deklaroi se sot letërsinë e kemi më mirë se Shqipërinë ndërsa shtoi se është momenti për ta vërë vendin më të hapur për të gjithë shqiptarët.

“Libri është i pazëvendësueshëm pavarësisht nga zhvillimi i teknologjisë. Kontakti me t është mundësi për t’u thelluar dhe për të udhëtuar në hapësirë dhe kohë dhe për t’u frymëzuar për të ardhmen. Ajo i ka qejf filmat që mbarojnë me momente të lumtura. I mora një libër me fund të lumtur.

Kënaqësia ime ishte të vizitoja stendat që vizitojnë kulturën arbëreshe me të cilat kam qenë i lidhur gjatë 5 viteve që kam qenë presidenti i republikës. Jam i dhënë pas historisë. Kemi nevojë gjithmonë për gjëra të bukura., frymëzim dhe art por edhe për të dalë nga ky realitet. Jam dakord me thënien e një autori të shquar këtu. Letërsinë e kemi më të mirë për Shqipërinë për momentin. Është momenti për ta bërë Shqipërinë më zemër gjerë për të gjithë shqiptarë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad