Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Nga Ylli Manjani
Partia Demokratike sot po bën një ushtrim demokracie nga më të veçantët në vend.
Me primaret e sotme, PD po jep mesazh shumë direkt demokracie për çdo shqiptar që ka interes për demokracinë në vend.
Mesazhi i ditës së sotme është shumëfish më i rëndësishëm sesa mesazhet që duan t’i përcjellin udhëheqësve të BE pas 2 ditësh.
Demokracinë e ngremë ose e shuajmë ne vetë.
Nga importi nuk vjen asgjë, përveç ndonjë “imponimi” absurd ambasadorokratik…
As nuk mendoj se duhet të hyjmë në garën e budallallëkut se kush i tregon botës më shumë për hallet tona!
Duhet të ndajmë mendjen se Shqipërinë e bëjmë ose e zhbëjmë NE shqiptarët.
Urime PD dhe demokratëve shqiptarë për ushtrimin demokratik të ditës së sotme!