Çështja ‘Beleri’, kryeministri grek i dërgon mesazh të prerë qeverisë shqiptare, ja lëvizja e rradhës që do të bëjë Greqia për kryebashkiakun e Himarës

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një mesazh të rreptë Shqipërisë gjatë konferencës për shtyp të Samitit të Lartë në Bruksel. Mitsotakis ka informuar për çështjen e Fredi Belerit homologët e tij në BE, ndërsa ka bërë të qartë se është një çështje që Greqia nuk do lejojë “të kalojë në heshtje”, pasi do të vijojë reagimet derisa të ndryshojë qëndrimi i palës shqiptare.

“Kisha shansin të informojë homologët e mi për sa ndodhin sot në Shqipëri me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës dhe të shpreh zhgënjimin tim, revoltën time për faktin se një kryebashkiak i zgjedhur arrestohet dy ditë para zgjedhjes së tij dhe ndodhet në burg, sipas mendimit tim, me procedura të dyshimta. E konsideroj një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe ndaj përpjekjes së Shqipërisë për përshtatjen me bazën ligjore të BE-së. Parashikoj që kjo çështje do zgjidhet shumë shpejt”, është shprehur Mitsotakis.

Sipas kryeministrit grek, zgjidhja e çështjes do të përbëjë element i vlerësimit grek për integrimin europian të Shqipërisë që siç tha parashikohet të jetë një udhëtim i gjatë. “Pajtueshmëria me rregullat bazë të shtetit të së drejtës përbën kusht të panegociuedjëm për çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i familjes europiane. Dua të besoj se ky mesazh është bërë plotësisht i qartë në Shqipëri”, është shprehur Mitsotakis. Ai paralajmëron se Greqia nuk do ta lërë të kalojë pa reagime, vetëm pak ditë pas triumfit historik në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare të Greqisë.

Zjarr Tv Ad