Gazetarja Anila Hoxha del me deklaratën shokuese: Drogë në Shqipëri po marrin dhe 10 vjeçarët

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ftuar në “Top Talk”, gazetarja Anila Hoxha ka treguar se tashmë Shqipëria është prekur nga një realitet i ri gjatë viteve të fundit.

Ajo tregoi se përdorimi i drogës nuk është shtrirë vetëm tek të rinjtë, por edhe tek adoleshentët dhe fëmijët 10 vjeçarë.

“Droga ka prekur një shifër të lartë adoleshentësh dhe fëmijësh të cilët janë kthyer përdorues, dhe autorë që shfrytëzohen nga grupet kriminale për të kryrer ngjarje të tjera kriminale në këmbim të disa shumave për të blerë drogë”, tha gazetarja.

Pjesë nga intervista:

“Fenomeni i viteve të fundit, është prekja jo vetëm e të rinjve, por edhe e adoleshentëve dhe e të miturve për përdorimin e drogës. Është vërtetuar se mosha e tyre më e vogël është të miturit e moshës 10 vjeç, që përdorin drogë. Tanimë ky është realiteti ynë, droga ka prekur një shifër të lartë adoleshentësh dhe fëmijësh të cilët janë kthyer përdorues, dhe autorë që shfrytëzohen nga grupet kriminale për të kryrer ngjarje të tjera kriminale në këmbim të disa shumave për të blerë drogë”, tha gazetarja Anila Hoxha.

Zjarr Tv Ad