Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka prezantuar 11 pika për heqje dhe ulje taksash dhe tarifash në Bashkinë e Tiranës.
Ai u shpreh se përfitimi për qytetarët dhe bizneset është 50 milion euro.
“Propozime që do t’i jepnin frymëmarrje buxheteve familjare dhe të biznesit në kushtet aktuale të pasojave të krizës ekonomike të shkaktuar nga rritja e çmimeve të shportës, energjisë elektrike dhe karburanteve”, tha Blushi.
Ndërsa shtoi se sistemi fiskal aktual është karakterizuar nga një rritje e numrit të tatimeve dhe të tarifave.
Deklarata e plotë e Tedi Blushit:
Sistemi fiskal i Bashkisë së Tiranës është karakterizuar nga një rritje e numrit të tatimeve dhe të tarifave. Për këtë Partia e Lirisë, propozon:
Anulimi i kësaj takse, që aktualisht është 3% e vlerës së investimit, është e domosdoshme për të ulur barrën fiskale për ndërtimet në zonat malore të Tiranës. Gjithashtu është e nevojshme për të stimuluar e mbështetur zhvillimin e turizmit.
Vendosja e kësaj takse në masën 0.5% të vlerës së investimit ka shtuar barrën fiskale te qytetarët që kërkojnë ende të legalizojnë banesat e tyre. Gjithashtu nga pikëpamja e konceptit të vendosjes së kësaj takse, ndërtimi i një banese që kërkohet për t’u legalizuar është përfunduar.
Anulimi i kësaj takse do të sillte një përfitim në 0.93 miliardë lekë ose në rreth 9 milion euro në vit për qytetarët dhe biznesin. Kjo taksë është një barrë e shtuar për qytetarët dhe biznesin, pa harruar se në 7 vitet e aplikimit, fondet e mbledhura nga kjo taksë (50 milion euro) nuk janë përdorur për ndërtimin e shkollave, por qartazi janë shpërdoruar nga Bashkia e Tiranës, për të cilën keni kërkuar edhe nisjen e një auditimi të plotë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Anulimi i kësaj takse, që është një barrë e shtuar për ndërtuesit, gjykohet që është i arsyetuar se jo vetëm që rritet kosto për ta dhe rrjedhimisht edhe për çmimin e banesave, por dhe për arsye se Bashkia e Tiranës ka dështuar për t’i përdorur këto fonde për ndërtime sociale. Të ardhurat nga kontributi i subjekteve private në fondin social arrijnë në rreth 18.3 milion euro. Por konkretisht, për vitin 2022 nga Bashkia e Tiranës nuk u realizua asnjë investim për ndërtim të banesave sociale, pavarësisht se u mblodhën kontributet nga subjektet private.
Sistemi fiskal tregon një rritje të lartë të barrës së taksave dhe tarifave për qytetarët dhe bizneset në Tiranë. Për këtë arsye Partia e Lirisë, propozon :
Rritja e nivelit të kësaj takse në 90 mijë lekë për m2/vit ka shtuar barrën fiskale për biznesin. Propozimi ynë është përgjysmimi i nivelit të saj në 45 mijë lekë.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë për banesa, shërbime, për aktivitet ekonomik, etj., është rritur ndjeshëm për shkak se taksimi nga 2-4% të vlerës së investimit u rrit në 8%. Por dhe për shkak të llogaritjes së saj mbi bazën e vlerës së kostos në vlerën e investimit.
Niveli i kësaj takes llogaritet që është rritur mbi 10 herë.
Propozimi ynë është të rikthehet niveli i taksës në nivelin fillestar në 2 deri në 4%. Nga ky propozim do të përfitohet një ulje e barrës fiskale për bizneset në rreth 2 deri në 3 miliard lekë, ose në rreth 25 milion euro. Me ndikim në uljen e kostos dhe përfitim si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset.
Bashkia e Tiranës duhet të argumentojë që niveli i tarifës së pastrimit i përgjigjet kostos për pastrimin e qytetit. Niveli i tarifës së pastrimit është rritur mbi 2.6 herë për biznesin e vogël dhe të madh. Propozimi ynë është përgjysmimi i kësaj takse me një përfitim për bizneset në 0.9 miliard lekë ose në rreth 9 milion euro
Kjo tarifë është rritur shumëfish krahasuar me nivelin e mëparshëm. Të mos harrojmë se në vitin 2011 tarifa për marrjen e një leje zhvillimi apo ndërtimi ishte e njëjtë dhe fikse, në vlerën 500 lekë. Në mandatin e dytë të Veliajt, tarifa për leje zhvillimi u rrit në 10 lekë për m2, ndërsa për leje ndërtimi u rrit në 1% të vlerës së investimit. Kjo ka ndikuar në rritjen e barrës si për qytetarët dhe për biznesin. Ndaj propozimi ynë konkret është ulja e nivelit të tarifës në 0.5% të investimit për leje ndërtimi dhe në 5 lekë/m2 për leje zhvillimi. Nga kjo ulje qytetarët dhe bizneset do të përfitonin në vit rreth 2.4 milion euro.
Kjo tarifë është rritur mbi 10 herë për bizneset, që në vitin 2011 i paguanin Bashkisë së Tiranës 150 lekë/m2, ndërsa pas vitin 2019 paguajnë 1500 lekë/m2. Propozimi është përgjysmimi në 50% të nivelit aktual të tarifës me një përfitim në 175 milion lekë për bizneset ose në rreth 1.6 milion euro.
Parkimi dhe gjobat arbitrare të policisë bashkiake janë një nga problemet kryesore të qytetarëve të Tiranës, veçanërisht në kushtet e një trafiku të çmendur, që ende nuk ka marrë një zgjidhje. Territori i Bashkisë Tiranë është duke u zhvilluar çdo ditë dhe sipas statistikave vetëm 1% e makinave mund të gjejnë vend parkimi publik falas. Në situatën aktuale ku janë ngushtuar hapësirat për parkim publik pa pagesë, propozojmë përgjysmimin e tarifës. Nga kjo ulje do të përfitojnë qytetarët në rreth 310 milion lekë ose në 3 milion euro.
Mungesa e ujit të pijshëm në Tiranë vijon të jetë prezente pavarësisht premtimit të Erion Veliaj për garantim të ujit të pijshëm 24 orë, me « cilësi Korçe dhe çmim Bathoreje », që rezultoi një mashtrim i madh. Nga qendra në periferi, kryeqyteti sot në të katërta stinën « thahet » për ujë të pijshëm dhe rritja e çmimit, që u premtua se do të përkthehej në investime moderne në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve rezultoi gënjeshtër. Rritja me 40% e çmimit të ujit për abonentët familjarë pa analizuar gjendjen sociale të familjeve të Tiranës ka rënduar më tej dhe përkeqësuar gjendjen e tyre ekonomike. Ndaj sa kohë që rritja e çmimit nuk solli ndryshim të prekshëm të furnizimit të tyre me ujë të pijshëm, propozojmë uljen e çmimit në 45 lekë/m3.
Sistemi fiskal ka treguar një performancë të ulët dhe evazion të lartë të mbledhjes së të ardhurave nga taksat në Bashkinë e Tiranës.
Një sistem fiskal me një performancë të ulët, evazion të lartë dhe gjithashtu me një kosto të lartë administrative të mbledhjes së të ardhurave. Parashikimi i të ardhurave të veta për vitin 2024 tregon sërish që Bashkia e Tiranës ka një performancë të ulët të mbledhjes dhe parashikimit të realizimit të të ardhurave duke konsideruar rritjen e lartë të shkallës tatimore të taksave dhe tarifave.
Performanca e ulët është tregues i keqadministrimit dhe i evaziont fiskal. Përfitimi i qytetarëve dhe biznesit nga ulja e barrës fiskale në vlerën rreth 50 milion euro, propozojmë të kompensohet nga rritja e performancës dhe uljes së evazionit në mbledhjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, të taksës së pronës, taksa e tabelës, tarifa e pastrimit, tarifa e zënies së hapësirës publike, si dhe nga tarifa e parkimit.
Propozime që do t’i jepnin frymëmarrje buxheteve familjare dhe të biznesit në kushtet aktuale të pasojave të krizës ekonomike të shkaktuar nga rritja e çmimeve të shportës, energjisë elektrike dhe karburanteve.