“Në atë shtëpi ka një sekret”, eksperti: Çfarë zbuluan tabulatet e telefonave

0
358
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pëllumb Meta 50 vjeç u vra nga djali i tij i madh, me planifikimin edhe të dy fëmijëve të tjerë dhe u varros në kasollen e bagëtive pranë shtëpisë.

Sipas ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuço ngjarja lidhet me arsye përtej atyre që kanë pohuar gruaja dhe fëmijët që kanë pranuar vrasjen e babait.

Sipas tij, në familjen e Pëllumb Metës fshihet një sekret i madh, një gjë shumë e rëndë, që nuk ka lidhje me asnjë nga versionet e dhëna nga gruaja dhe fëmijët e viktimës.

“Gjurmët e gishtave të gjendura në pistoletë zbuluan djalin si autor të krimit dhe sot ajo dosje është kopsitur. E vetmja gjë që nuk është kopsitur është motivi i vërtetë. Në atë shtëpi ka një sekret që ende nuk është thënë nga askush, njëri thotë donte të më fejonte, tjetri thotë bëra fjalë, i bie të vrasim treçerekun e baballarëve. Është një gjë shumë e rëndë që ka shkuar deri aty, që t’i marrësh pistoletën babait që ishte në gjumë, ta zgjosh nga gjumi dhe ta qëllosh 4 herë, shumë agresive, shpagimi, nervozizmi. Po të ishte e planifikuar, djali ka ikur nga banesa, me idenë që çfarë do bëj tani, është kontaktuar nga ata brenda banesës, del nga tabulatet telefonike, që të mbarojnë atë që kanë nisur, kjo ngjarje nuk do shkoj në polici. Heqja e rrobave është bërë për të fshehur gjurmët”, tha eksperti.

Zjarr Tv Ad