Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një cift në Egjipti është arrestuar pasi është përpjekur të shesë fëmijën e palindur në facebook.
“Nëse është dikush i interesuar në adoptimin e një fëmije që do lindë brenda dy javësh, ju lutem më kontaktoni.
Adoptimi bëhet drejtpërdrejt nga nëna dhe babai. Lejohen vetëm njerëz seriozë”, shkruajti Hana Mohamed.
Postimi që u shpërnda në grupin “Adopto një fëmijë” shkaktoi zemërim të madh tek lexuesit, të cilët e raportuan incidentin në Këshillin Kombëtar për Fëmijërinë dhe Amësinë.
Cmimi për foshnjën e palindur ishte 111 dollarë dhe nuk diskutohej për ulje. Babai është pas hekurave dhe insiston se oferta vazhdon të jetë e vlefshme. Ndërsa nëna është në spital nën mbikëqyrjen e policisë.
Foshnja që do lindë është fëmija i dytë i ciftit.