Shumë lehtë mund ta vëreni në filma – fjala është për çiftin që qartazi janë lindur për njëri-tjetrin.
Por në jetën reale, është vështirë të detektohet një çift që ka lindur për t’u bërë bashkë.
Ekspertja e lidhjeve, Talia Goldstein, ka treguar për ‘INSIDER’ se janë katër shenja që tregojnë se një çift përshtatet shumë me njëri-tjetrin.
Si ta dini a jeni ju të lidhur me dikë që përshtateni?

1: Udhëtoni në të njëjtën mënyrë
Një nga mënyrat më të lehta për të parë se a përshtateni me partnerin është duke e planifikuar një udhëtim së bashku.
Siç thotë ekspertja, një çift i mirë janë dy persona të cilët janë të gatshëm dhe duan të udhëtojnë në të njëjtën mënyrë.
Nëse njëri prej jush dëshiron të udhëtojë me veturë dhe të shëtitet nëpër qytete të ndryshme, ndërkaq tjetri dëshirën të udhëtojë me aeroplan dhe të qëndrojë në hotel me 5 yje, atëherë kjo është shenjë se nuk përshtateni.
2: Keni interesa të përbashkët
Mund t’ju duket e zakonshme, por faktikisht mënyrë e mirë për të parë se a përshtateni me dikë është nëse keni interesa të përbashkët.
Kjo nuk nënkupton se ju pëlqen i njëjti art apo i dëgjoni të njëjtat muzikë.
Jo, fjala është që t’i keni të paktën dy apo tri gjëra që ju pëlqen t’i bëni së bashku. Gjithçka ka të bëjë me kohën që e shpenzoni bashkë.
Gjithashtu, nëse jeni çift që ju pëlqejnë ecjet e gjata, lojërat si ‘Ludo King’apo shikoni sporte së bashku, atëherë me shumë gjasa përshtateni mirë.