Iriqi stresohet prej morrave dhe bëhet tullac

0
227
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një iriq është filmuar duke marrë masazhe me aloe vera pasi stresi e bëri që të humbasë të gjithë gjembat.

Iriqi e quajtur Bear, u dërgua në Qendrën e Shpëtimit në Shropshire nga një person që nuk e dinte cfarë lloj kafshe ishte.

Stafi që po kujdeset për kafshën mendon se Bear u zgjua nga letargjia me një infeksion nga morrat në vesh që i shkaktoi stres dhe rënie të gjembave. Menaxherja Fran Hill dhe ekipi po punojnë me iriqin duke i bërë masazhe duke shpresuar se në të ardhmen do i rikthehen sërish gjembat.

Ai masazhohet me aloe vera një herë në ditë dhe lahet cdo jave me një shampo anti-bakteriale me qëllim për të rikuperuar lëkurën.

Zjarr Tv Ad