Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Futbolli në Kosovë ka mësuar lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Shinas Berishës. Ish-gjyqtari i njohur shqiptar vuante me sëmundjen e “Parkinsonit”. Telegraf raporton se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë.
Berisha, me një karrierë të pasur në botën e arbitrimit, ka punuar edhe si analist moviole për futbollin në Kosovë. Ai është babai i aktorit dhe regjisorit nga Prishtina, Fatos Berisha. Ka qenë gjyqtar i parë me stemën e FIFA-s nga Kosova duke drejtuar shumë ndeshje ndërkombëtare.