Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Granit Xhaka është emri i fundit në listën e Interit, për merkaton e verës. Sipas “Corriere dello Sport”, drejtori sportiv Piero Ausilio, ka zgjedhur lojtarin e Arsenalit si profilin e duhur, për të përforcuar mesfushën sezonin e ardhshëm.
26 vjecari u transferua tek “topcinjtë në verën e 2016, për shifrën e 45 milionë eurove nga Borussia Mönchengladbach. Drejtuesit e Arsenalit nuk do të pranonin asnjë ofertë nën 50 milionë euro për “xhevahirin” e tyre.
Granit Xhaka me londinezët ka koleksionuar 125 ndeshje ku ka shënuar 11 gola në të gjitha kompeticionet. Emra të tjerë potencialë, për të përforcuar mesfushën e Interit janë edhe Ivan Rakitic, Toni Kross dhe Nicolo Barella.