Policia apel protestuesve dhe organizatorëve të protestës

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit i bën thirrje protestuesve dhe organizatorëve të protestës të ruajnë qetësinë dhe gjakftohtësinë.

Policia bën me dije se hedhja e shashkave dhe lëndëve piroteknike rrezikon jetën e punonjësve të Policisë.

Njoftimi i plotë:

Policia, thirrje në megafon drejtuar protestuesve dhe organizatorëve të protestës

Te nderuar qytetarë,

Ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë.

Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla dhe tymuese në drejtim të punonjësve të Policisë.

Hedhja e kapsollave dhe lëndëve piroteknike rrezikon jetën e punonjësve të Policisë

Të nderuar organizatorë të tubimit:

Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall dhe maska, të zbulojnë menjëherë fytyrën ose të largohen nga protesta.

Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike në drejtim të Policisë

 

Zjarr Tv Ad