A do të rikthehet Bamir Topi në politikën aktive? Ish-Presidenti: Nuk e mohoj si mundësi, por…

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti Bamir Topi, ka folur në lidhje me mundësinë e rikthimit të tij në jetën aktive politike.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në Neës24, ai tha se momentalisht një bindje e brendshme për nevojën për t’u angazhuar në politikë nuk ekziston, por ka pasur kërkesa për përfshirjen e tij.

“Unë bej politikë, këtu diskutojmë për politikë, por ende nuk kam një bindje të brendshme për nevojën për t’u angazhuar në mënyrë shumë aktive në parti politike, Ende i shoh ato me probleme të mëdha. Nuk e mohoj si mundësi, sepse nuk jap përgjigje absolutiste, po apo jo, por sot për sot nuk kam bindje, por kur kam bindje e shpreh.

E kërkojnë në disa nivele, sigurisht e kërkojnë angazhimin. Angazhimi nuk mund të jetë thjesht mekanik, por duhet të jetë bindje e thellë e brendshme, nëse pjesëmarrja jote kontribuon realisht, apo do jesh një njeri që futesh në ato labirintet e errëta dhe pengesat që janë shtuar kohët e fundit”, u shpreh Topi.

I pyetur mbi rolin e Lulzim Bashës në opozitë, Topi i tha se angazhimet e tij publike janë shtuar dhe se e vetmja mundësi për të është angazhimi. Por, shtoi se është një rrugëtim i vështirë për konjukturat që janë krijuar.

Ndërsa për Sali Berishën tha se ka pasur një vitalitet i jashtëzakonshëm i Berishës gjatë periudhës kur u shpall non grata.

“Kam përshtypjen që po. Ka filluar të dalë. Të dalësh në media do të thotë të jesh i dukshëm në publik. Sipas këndvështrimit tim, fakti që është angazhuar në këtë drejtim, tregon që është angazhuar në misionin e tij politik. Është një rrugëtim i vështirë për konjukturat që janë krijuar, por është shumë më mirë të jesh protagonist i jetës politike se sa të jesh në pasivitet.

Ka progres të dukshëm në këtë drejtim. Eksperienca e madhe politike dhe organizative e Berishës, e njerëzve që janë lidhur në mënyrë politike dhe strukturore me ta. Kanë pasur strukturave të organizuara të Partisë Demokratike. Pse jo një vitalitet i jashtëzakonshëm i Berishës gjatë periudhës kur u shpall non grata për të ruajtur kontakt me qytetarët. Shqipëria është vend i vogël. Po të jesh i dukshëm, krijon besimin që nuk i ke braktisur. E kundërta ndodhi me z.Basha dhe tani po tenton ta rikuperojë”, tha ish-presidenti.

Zjarr Tv Ad