A e mbështesni qëndrimin e kolegëve tuaj në Parlament? Ja si përgjigjet Tabaku

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, pas kaosit të krijuar në Kuvend nga ligjvënësit e opozitës, ka deklaruar se secili ka mënyrën e vet për të shprehur revoltën dhe se grupi parlamentar ka vendosur kështu.

Tabaku theksoi se puna për të ngritur komisione hetimore nuk duhet penguar, ashtu siç e vlerëson edhe progres raporti.

“Puna për të ngritur komisione hetimore nuk duhet penguar, siç thotë edhe progres raporti. Kemi një ligj ekzistues. Fokusi sot duhet të jetë, përveç diskutimit në parlament dhe refuzimeve të propozimeve të opozitës, duhet të jetë një reflektim për atë që progres raportoi publikoi.

Në të gjitha fushat kryesore nuk ka përmirësim. Qeveria prej 1 viti nuk ka ndërmarrë asnjë reformë”, tha Tabaku.

Pyetjes “A e mbështesni qëndrimin e kolegëve tuaj në Parlament?”, Tabaku iu përgjigj: “E drejta kushtetuese e opozitës nuk duhet të shkelet me këmbë. Secili ka mënyrën e vet për të shprehur revoltën, grupi parlamentar ka vendosur kështu.”

Zjarr Tv Ad