A është kërcënuar kreu i SPAK? Gazetari Poli Hoxha: Shtimi i prezencës policore është shantazh

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Poli Hoxha komentoi në një intervistë për Euronews Albania shtimin e masave për mbrojtjen e kreut të SPAK, Altin Dumani.

Hoxha u shpreh se mbrojtja e SPAK i takon Gardës dhe shtimi i masave është diçka normale sidomos tani që SPAK ka në dorë dosje të nxehta korrupsioni ku janë përfshirë figura të larta të politikës.

Sipas tij, deklarata e ministrit të Brendshëm për shtimin e prezencës policore në mbrojtjen e SPAK është shantazh.

“E shikoj si një luftë të ftohtë mes policisë dhe SPAK, shikoj një përplasje. Po të lexosh mënyrën si e lexoi Balla, pati një kontradiktë. Në deklaratën e vet SPAK ishte kujdesur të thoshte se mbrojtja e SPAK është ekskluzivitet i Gardës së Republikës, pra thonë që kjo është çështje normale që garda bashkëpunon kur do ajo me policinë. Del Balla dhe thotë, nuk di gjë që ka kërkesë, dhe është e vërtetë që nuk kanë kërkesë, por unë i kam thënë drejtorit të përgjithshëm që policia ta marrë në mbrojtje. Historia është se duan t’i rrisnin prezencë policore por për mua ky është shantazh”, tha Hoxha.

Zjarr Tv Ad