A është Rama i kërcënuar nga zërat e brendshëm në PS? Analisti i njohur tregon kush janë dy socialistët që besdisin më shumë kryeministrin

0
1448
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ilir Kalemaj u shpreh se Partia Socialiste është një makineri elektorale e cila sipas tij rotacionin e elitave Rama e ka një metodë të njohur tashmë.

“PS është një makineri elektorale, dhe kështu do vazhdoj s’ka paralele të dytë në politikën shqiptare. PS dhe politikat  e kuadrit organizimit, tek praktikat ilegale është gjithmonë 2 hapa para kundërshtarëve të tij politik. Rama ka funksionuar gjithmonë se duhet një rotacion i elitave drejtuese. E  ka bërë këtë gjë sepse kanë parë në mandatin e tretë se ka një dobësim të lidhjes integrale mes kryetarëve të PS në rrethe me kryetarët e bashkive. Duke fuqizuar kryetarin e partisë në rrethe, ata forcojnë strukturat në këto bashki përfshirë aty ku kanë kryebashkiak për të cilët nuk janë të bindur”.

Ndërsa lidhur me zërat kundër brenda PS, Kalemaj tha se kjo nuk përbën asnjë kërcënim për Ramën sepse ai i ndryshon vazhdimisht pozicionet e tyre duke rivalizuar njeri tjetrin.

“Mendoj se Rama e kontrollon plotësisht PS sepse ashtu sikundër është i zoti në diversion të kundërshtarit politik, po ashtu dhe brenda në PS. Ata nuk përbëjnë një kërcënim homogjen sepse ai u ndryshon vazhdimisht pozicionet e tyre dhe duke rivalizuar njeri-tjetrin nuk rivalizojnë dot Ramën. Këto kanë bërë që të mos ketë asnjë grup më të fortë se grupimet e tjera. Majko nuk besoj se i prish punë Ramës, më shumë është një figurë honorifike. Mendoj se më tepër i sjell bezdi Xhafaj e Braçe sesa Majko, por nuk ndjehet i kërcënuar’.

Zjarr Tv Ad