A ju dëmton mungesa e emrit në fletën e votimit? Berisha: Ajo është një letër e vdekur, unë jam në zemrat e shqiptarëve

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet vendore të 14 majit dhe fushatën elektorale. Berisha u shpreh në një intervistë për A2Cnn se kryeministri Edi Rama ka frikë të tmerrshme nga emri i tij.

“Një fushatë në të cilën për herë të parë që nga ‘91 mblidhen njerëz të idealeve demokratike pa asnjë lidhje me narkoshtetin përveç bashkisë Shkodër që shkëlqen më performancën e saj, krahasuar me të gjitha bashkitë e tjera moniste të vendit. Një fushatë që zhvillohet pa emrin në letra të Sali Berishës për shkak të frikës së tmerrshme që emri i tij i kall Edi Ramës.

Kjo dëshmi e një frike të pashërueshme të njeriut që mban të gjitha pushtet, që urdhëron gjykatësit të ekzekutojë të drejtën në sallën e gjyqit, njëlloj si ekip pushkatimi që urdhëron nëpunësit të shkelmojnë ligjin vetëm se në këtë mënyrë mendon se do t’i shpëtojë disfatës së tmerrshme që e pret në mënyrë të pashmangshme”, u shpreh Berisha.

I pyetur nëse e dëmton fakti që emri i tij nuk është në fletën e votimin, ai tha se fleta është një “letër e vdekur”, pasi sipas tij është në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve.

“E vërteta është që nuk do të ketë forcë në botë t’i rrëmbejë fitoren PD. Kjo është ajo që u them shqiptarëve mjerë ai që e provon. Po çfarë dëmi më bën mua fleta në një kohë kur jam i pranishëm në vatrat, mendjen e zemrën e shqiptarëve. Fleta është një letër e vdekur”.-tha Berisha.

Zjarr Tv Ad