“A keni moral?”/Deputetët e PD-së debatojnë te ‘Ligjet’ dhe largohen nga mbledhja

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me debate janë zhvilluar ditën e sotme disa Komisione Parlamentare në Kuvend.

Një debat ndodhi dhe në Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku deputetja Dhurata Çupi dhe Oerd Bylykbashi janë larguar pas debatit me kryetaren e Komisnit, Klotilda Bushka.

Debati është zhvilluar për përjashtimin me 13 ditë të deputetëve të opozitës, rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore.

Pjesë nga debati:

Bylykbashi: Ngushtimi i opozitë në parlament është total, nuk ka më hapësirë për këtë opozitë dhe opozita legjitimohet.

Bushka: Fakti që ju ankoheni këtu, nuk ështe vendi për të zgjidhur problemet që keni. Pretendimet që keni keni mekanizma ti shprehni. Tregoni respekt. Shqetësimet shpreheni në Kuvend.

Çupi: Keni 13 ditë që keni përjashtuar kolegët dhe ju flinsi për respekt. A ka moral ana përballë që të flasë për respekt. Keni 13 ditë që keni përjashtuar kolegët, të cilët nuk mund të jenë këtu. Ka filluar me datë 6 dhe ende nuk lejohen të vijnë. A keni turp.

Bushka: Keni siket të madh merreni me retorike politike

Çupi: A ka mundësi të sqaroni pse kolegët janë përjashtuar nga parlamenti

Ndërsa në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese deputetët e PD nuk kanë qenë prezentë, çka ka bërë që mbedhja të shtyhet për shumë se një orë.

Kujtojmë që ditën e djeshme kreu i grupit Parlamnetar të PD, Gazment Bardhi u shpreh se nëse opozita nuk do lejohet të ushtojë të drejtat e veta, atëherë ata nuk do lejojnë që të zhvillohet puna normale në Parlament. Dhe duket që kjo ka nisur në zbatim prej ditës së sotme.

Zjarr Tv Ad