Përfshihet nga flakët autobusi në aksin Levan – Gjirokastër, çfarë dyshohet ta ketë shkaktuar zjarrin

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një autobus është djegur pjesërisht nga flakët, në aksin rrugor “Levan-Gjirokastër”, në afërsi të fshatit Toç.

Sipas policisë, shkak dyshohet të jetë një defekt në motorin, ndërsa dëmet kanë qenë vetën materiale.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:35, në aksin rrugor “Levan-Gjirokastër”, në afërsi të fshatit Toç, dyshohet se për shkak të një defekti në pjesën e motorit, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, autobusi me drejtues shtetasin M. D., 49 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Zjarr Tv Ad