Taksë për sigurimin e banesave? Ministri i Financave: Do të garantojë mbrojtje nga tërmetet, vlera do të përllogaritet duke…

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, pas mbledhjes së qeverisë ka folur për mediat ku ka deklaruar se është miratuar një akt normativ për ndryshimet në buxhet. Gjithashtu, Mete foli dhe për një prim sigurimi që do u vendoset qytetarëve për sigurimin e banesave në raste fatkeqësish natyrore.

Ministri sqaroi se nuk është taksë, por prim bazik sigurimi që do të garantojë mbrojtje nga tërmetet.

“Nuk është taksë është një prim bazik sigurimi që do të sigurojë mbrojtje nga tërmetit. Thelbi i tij është të jetë i përballueshëm. Do të shohim në ligj qëndrimi ynë mbështete nga qeveria. Drafti do të shikohet në frymën e sjellëve të praktikave më të mira. Në konferencën me Bankën Botërore kishin përfaqësues nga një sërë vendesh që kanë një gjë të tillë. Thelbi është që të krijohet një fond, që nëpërmjet risigurimit transferon riskun nga vendi të kompanitë më të mëdha në botë, në mënyrë që në rast risku, të kemi ndërhyrje të shpejtë. Vlera do të përllogaritet në mënyrën sesi është parashikuar. Do të detajohet me VKM që do t’i përgjigjet natyrës së rrezikut dhe shtrirjes. Thelbi është që të jetë një pagesë e përballueshme”, tha Mete.

Zjarr Tv Ad