Një person tenton të vetëdigjet në bashkinë e Fushë Arrëzit

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person tentoi të vetëdigjej me benzine në mjediset e bashkisë së Fushë Arrëzit.

Mësohet se shtetasi Tonin Lleshi, kishte bërë disa kërkesa në drejtim të pushtetit vendor, të cilat sipas tij nuk i janë zgjidhur dhe prandaj ka tentuar të kryejë aktin ekstrem.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Për ngjarjen në fjalë ka ndërhyrë edhe policia, ndërsa pritet që i riu të transportohet në spitalin e Shkodrës.

Ndërsa kryebashkiaku Hil Curri ka folur për ngjarjen duke njoftuar se nuk është shkaktuar asnjë dëm nga i riu.

Zjarr Tv Ad