Abazoviç: Rama e meriton të quhet ‘baba i kombit’, ka ndryshuar imazhin e shqiptarëve

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka folur për kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, Rama meriton të quhet “baba i kombit”, pasi ka ndryshuar imazhin shqiptarëve. Gjatë një interviste në Kanal 10, Abazoviç tha se gjatë qeverisjes së Ramës Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Sigurimit, si edhe për herë të parë u mbajt në Tiranë samiti i Procesit të Berlinit, që sipas tij janë gjëra historike për Shqipërinë dhe imazhin e shqiptarëve në botë.

“E meriton me quajt baba i kombit. Për një imazh të mirë të shqiptarëve. Shqipëria ka arrit të jetë në Këshill të Sigurimit të udhëheq mbledhjet ku marrin pjesë shumica e shteteve të botës. Janë gjëra historike për Shqipërinë dhe imazhin e shqiptarëve në botë. E ka sjell Procesin e Berlinit për herë të parë në Tiranë”, tha Abazoviç gjatë një interviste në Kanal 10.

Zjarr Tv Ad