“Abuzimet do ti kthejmë në shërbime “- Alimehmeti flet me shifra: Sa do të jetë kosto e transportit falas në Tiranë?

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti  thotë se premtimi për transportin falas në Tiranë do të ketë një kosto prej rreth 16.8 milionë uro në vit.

I ftuar në emisionin “Shkruaje në akull” në Zjarr Televizion, Alimehmeti tha se për biletat dhe abonetë në vit, të dyja bashkë kanë këtë kosto.

“Viti para pandemisë është numri më i lartë i pasagjerëve në transportin publik në Tiranë. Numri total është 28, 666, 000 bileta. Numri i aboneve është 490,546. Të kombinuar në një kosto të dyja shkojnë 16.79 milionë euro në vit. Do destinojmë një fond prej 5 milionë eurosh në vit për të modernizuar flotën e autobusëve për të patur në të ardhmen edhe autobusë hibridë për të ulur kostot e mirëmbajtjes, për të ulur karburantin, dhe për të modernizuar edhe stacionet e autobusit ku sot nuk ke asnjë shenjë dalluese”- shtoi Alimehmeti.

Zjarr Tv Ad