Adriatik Lapaj:Do të garojmë në zgjedhje me 140 kandidatë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj është shprehur shpresëplotë se njerëzit do ta mbështesin nismën e tij, duke thënë se ka ardhur koha e ndryshimit.

I ftuar në News24, Lapaj “nëse njerëzit nuk na besojnë do të thotë se problemi është te ne”.

“Kam besim të fuqishëm se i ka ardhur koha ndryshimit. Çdo ditë kur takoj njerëz, mosha të mëdha kryesisht, ngarkohem me një përgjegjësi më të madhe se jeta e përditshme. Fakti se jam më i qetë në mënyrën e të folurit, është dhe për shkak të këshillave që ata më japin, i reflektoj. Takimet më vlejnë për të marrë dhe këshilla.

Kam pritshmëri të jashtëzakonshme për qytetarët e vendit tonë, nuk më kanë zhgënjyer. Në këtë nisëm njerëzit do na mbështesin dhe nuk do të na lënë në balte. Nëse njerëzit nuk na besojnë do të thotë se problemi është te ne”, tha ai.

Lapaj foli dhe për programin ku tha se do ta shpalosin në vjeshtë dhe se prioritet do të jetë prona.

“Program do të shpaloset në vjeshtë dhe prioritet kryesor do të jetë prona”, tha ai teksa shtoi se ekipi po zgjerohet dita ditës.

Ndër të tjera u shpreh se në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të garojnë me 140 kandidatë për deputetë.

“Do të garojmë me 140 deputetë. Mund të kandidojë çdo burrë e grua, nuk ka rëndësi mosha, mjafton të mos ketë futur dorën në xhepin e qytetarëve.

Ne sot jemi në lëvizje, jemi të hapur për të majtë e të djathtë, në funksion të parimeve, kemi dorëzuar në parlament dy projektligje, një për votën e emigrantëve dhe një për hapjen e listave. Prej javës që vjen do të dalim të mbledhim 20 mijë firma për ta çuar në KQZ si iniciativë qytetare”, tha ai.

Lapaj u ndal dhe diaspora, duke thënë se shqiptarët e Amerikës kanë një lidhje të pabesueshme me Shqipërinë.

“Shqiptarët e Amerikës kanë një lidhje të pabesueshme me Shqipërinë. Kam takuar ,mbi 2 mijë dhe e konsideronin kthimin në Shqipëri, nëse kthehet shteti i së drejtës. Kjo bëhet me njerëz, vajza dhe djem. Fuqia jonë qëndron të bashkimi dhe idetë. Nuk besoj se njerëzit na presin se mendojnë se Adriatiku ndan vende pune apo është milioner, por dalin për ide dhe parime. Kjo është fitorja më e madhe që kemi arritur. Kemi thyer këtë klishe që thotë shqiptari nuk del për parimin, por për interes”, tha ai.

Zjarr Tv Ad