“Akademikët e kanë me mua peticionin për gjuhën”/ Sazan Guri: Po qe për firma, unë gjej dy mijë vetë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambientalisti dhe aktivisti Sazan Guri ka reaguar lidhur me një peticion të ngritur sëfundmi në rrjetet sociale nga një grupim intelektualësh, të cilët janë të shqetësuar për mënyrën sesi po merr peshë në publik, edhe përmes mediave, hapësira që po zënë njerëz të cilët nuk përfaqësojnë atë që është realisht shkencore.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Guri tha se intelektualët dhe akademikët që kanë firmosur peticionin, e kanë me të dhe me 3-4 persona të tjerë.

Ai tha se këta intelektualë bëhen përjashtues, pasi nuk shkojnë të dëgjojnë tezat e tij dhe kolegëve të tij lidhur me historinë dhe gjuhën shqipe. Po ashtu Guri tha se të jetë për peticion, ai e ka shumë të thjeshtë dhe mund të mbledhë deri në 2 mijë vetë për ta firmosur.

Guri: Edhe ne, në 2000 veta që janë intelektualë, 60 prej tyre e firmosën. Disa gjuhëtarë, disa historianë, dhe të tjerët figura publike, si miku im Erjon Kristo. Nëse ai ka gjetur 60 vetë, unë gjej 2000 veta. Kjo është një fletëpalosje. Tre veta jemi ne aty. Unë jam ai për të cilin e kanë pasur peticionin.

Fakti që e fokusojnë te gjuha shqipe, te gjuha e natyrës, në këtë e ndan, sepse atë që bëjmë ne, se ke ndjekur, ndiqe emisionin. Atë që solli Taulanti që mua më vjen zor t’i marrë në emision gjithë këto gjëra… Ata nuk kanë ardhur të debatojnë, të marrin pjesë, pastaj të dalin përjashtues.

Por në një komunikim që ka pasur emisioni “Review” në Euroneës Albania me AMA-n, ata kanë thënë se nuk kanë asnjë dokument mbi të cilin duhet të uleshin minimalisht ta lexonin dhe të vendosnin nëse duhet të nisnin punën.

Zjarr Tv Ad