“I kam larë muret me gjakun tim”, flet gruaja e 50-vjeçarit që u vra nga fëmijët: Pse ndodhi ngjarja

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkëshortja e Pëllumb Metës, 50-vjeçarit që u vra dhe u varros në kasollen pranë banesës nga fëmijët e tij në Shënvlash, Durrës ka folur për herë në lidhje me ngjarjen.

Ajo deklaroi për Euronews Albania se bashkëshorti i ndjerë ishte shumë agresiv dhe i kishte kërcënuar me jetë si fëmijët dhe atë vetë.

Ajo tha se dhuna fizike dhe psikologjike shkaktoi ngjarjen e tmerrshme ku fëmijët organizuan plan të vrisnin babain e tyre.

“Së pari dua t’ju them që jam shumë e rënduar nga pikëpamja psikologjike.

Ka ndodhur një gjë shumë e tmerrshme, është diçka që ka ardhur si pasojë e një dhune qoftë fizike dhe psikologjike.

Ka qenë njeri shumë agresiv, kërcënime për jetën si mua dhe fëmijëve të mi. Unë dija vetëm që dhuna në familjen time ka qenë e pranishme vazhdimisht si për mua dhe për fëmijët e mi”, tha ajo.

Bashkëshortja e 50-vjeçarit tha se nuk ishte në dijeni të ngjarjes dhe në momentin kur ndodhi vrasje ndodhej në arë duke mbjellë jonxhë.

Ajo tha se kur u kthye nuk u shqetësua nga mungesa e bashkëshortit, pasi ai punonte roje dhe mungonte natën në banesë.

“Unë do të them atë që unë di. Unë kam qenë në shtëpi pasi punoj me bujqësi. Ditën e shtunë jam marrë me mbjelljen e jonxhës në periudhën që ndodhi ngjarja.

Në drekë kam dalë nga shtëpia. Kur jam kthyer fëmijët nuk më kanë treguar. Jam në gjendje shumë të rënduar. Unë nuk u shqetësova atë ditë pasi im shoq punonte roje dhe herë vinte në orar, herë jo.

Bënte lëvizje vazhdimisht, nuk kishte një orar specifik, mund të mos vinte dhe dy ditë rresht, mund të vinte në mëngjes, ose në 12 të drekës, pasi natën ishte në punë”, tha ajo.

Gruaja tha se duke qenë se ishte i dhunshëm dhe i armatosur, ata të gjithë kishin frikë për jetën.

“Vajzat s’kanë guxuar të dalin njëherë në derë vetëm. As në dyqan, asgjëkundi, njësoj si unë të shtypura. S’bëhet fjalë të flisnin me komshinjtë, gjithmonë kur ecnin kokën përtokë. Shkonin vetëm në shkollë dhe në shtëpi.

Tani me një njeri që të dhunon dhe të kërcënon për jetën, padyshim që do kishin frikë dhe fëmijët.

Ai kishte armë, pasi punonte roje, frikën ia kishim që të gjithë ndaj arriti kjo punë deri këtu. Një njeri që është agresiv, i dhunshëm, autoritar dhe i armatosur, është normale që ia ke dhe frikën”, tha ajo.

Gruaja tregoi se babai gjithmonë merrte vendime dhe nuk pranonte kurrë të komunikonte me fëmijët, por për çdo gjë iu thoshe do t’ju vras do ju djeg me benzinë.

“Nuk kam bërë asnjëherë denoncim se kisha frikë nga ai njëri. Na ka mbajtur gjithmonë të shtypur, nga frika nuk shkonin as fëmijët që ta denonconin.

Mua më kërcënonte dhe nëse ndonjë nga fëmijët më dilte në krah u thoshte do ju vras dhe do ju djeg të gjithëve, shkonte direkt në dhunë.

Me mua e kishte të përditshme. Nuk e di sa herë i kam larë muret e shtëpisë me gjakun e kokës time”, tregoi ajo.

Zjarr Tv Ad