Aksident me vde.kje në Tiranë

0
26

Një aksidenti me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Farkë. Mësohet se një autobus pasagjerësh ka përplasur një motor.

Për pasojë ka humbur jetën një 55-vjeçar që ishte në drejtimin e motorit.

Policia Tiranë/ Informacion Paraprak

Rreth orës 11:00 në rrugën që të çon në Farkë të Vogël, motoçikleta me drejtues shtetasin SH. S., 55 vjeç është përplasur me autobusin me drejtues H. P., 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka ndërruar jetë për në spital drejtuesi i motoçikletës, shtetasi SH. S.

Drejtuesi i autobusit, shtetasi H. P.  L, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.