Aktori i Portokallisë që ka shkrirë së qeshuri gjithë shqiptarët do futet në BBV?

0
1177
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elvis Pupa mbahet mend mirë nga të gjithë shqiptarët që kanë ndjekur Portokallinë për numrat e tij që i kanë shkrirë së qeshuri që të gjithë.

Ndërkohë në një status të publikuar së fundmi në rrjetet e tij sociale, aktori ka nxitur dyshime se shumë shpejt mund të jetë pjesë e një formati si BBV.

“Për të gjitthë ju që më keni shkruar në inbox dhe më pyesni “Kur do të të shohim prapë live?”… Meqë “Plumbi del me plumb”, unë po i përgjigjem pyetjes me pyetje:

Ku do kishit qejf me m’pa tani afër,jo n’rol po live, kështu “si natyra më krijoi”; – Te marketi i lagjes? – Në autobusin e unazës? – Apo në ndonjë reality-shoë…? Më thoni, që t’ju them”, shkruan Pupa.

Shumica e komentuesve i kërkojnë dhe janë të bindur që do ta shohim në BBV, nisur nga ky status i tij ku përmend reality-shoë.

Futja e një personazhi si Elvis Pupa do i shtonte vlerat këtij BBV dhe sigurisht do ishte një rival i fortë dhe i denjë për t’u përballur me Luizin.

Zjarr Tv Ad