Alarm për bombë në Barcelonë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet ndërprenë për disa minuta qarkullimin e trenave me shpejtësi të lartë në Barcelonë. Mësohet se kjo është bërë me kërkesë të ekipeve speciale të Mossos, të cilët dyshonin se në dy trena ka pajisje shpërthyese.

Për këtë policia katalanase bëri evakuimin e këtyre dy trenave. Forcat xheniere shkuan mëngjesin e së mërkurës me shpejtësi të lartë në stacionin qendror Sants. Policia raporton se administrata e sigurisë në stacionin hekurudhor identifikoi një objekt si një mjet shpërthyes të mundshëm brenda një valixheje.

Fillimisht autoritetet ndërprenë qarkullimin e shërbimit në orën 08:21 të mëngjesit. Më pas kanë kryer kontrolle të bagazheve të udhëtarëve të dy trenave. Më pas në orën 09:00 qarkullimi i trenave ka vijuar normalisht.

Zjarr Tv Ad