Alarmohet Barcelona, Messi dëmtohet përsëri

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fati i keq po e ndjek përsëri Lionel Messi-n teksa është dëmtuar sërish gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Villareal-it.

Ylli argjentinas sapo ishte rikthyer nga një dëmtim i cili e la për më shumë se 1 muaj jashtë fushave, e në debutimin e tij në sezonin e ri të La Ligas Messi ndjeu shqetësime në kofshë.

Ishte ndeshja e 400 për “pleshtin” në La Liga ku e vetmja shenjë që la gjatë ndeshjes ishte asistimi në golin e Griemann.

Pas ndeshjes trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e përshkroi dëmtimin e Messit si jo serioz.

Kur i ndodh diçka Messit, të gjithë heshtin, jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna. Prandaj unë e zëvendësova në mënyrë që të mos e rrezikoja më tej. Nuk duket dëmtim serioz por do ta shohim nesër bashkë me stafin mjekësor”.

Megjithëse Barcelona ndodhet larg formës së saj më të mirë ajo arriti të ngjitet në vendin e katërt pas fitores së djeshme. Kjo e çliroi teknikun Valverden nga presioni i këtij fillim sezoni jo të mirë.

Zjarr Tv Ad