Ja qytetet ku do luhen finalet e kompeticioneve europiane

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

anë përcaktuar qytetet që do të presin finalet e Uefa Champions League për 3 sezonet e ardhshme gjatë një takimi tre ditor të Komisionit Ekzekutiv të UEFA-s.

Ky takim u zhvillua përgajtë datave 21 deri në 24 shtator në Lubjanë ku morën pjesë shumë anëtarë të qeverisë së futbollit europian. Ndër to, pjesë e mbledhjes ishte dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka i cili ishte në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Përgjatë tre ditëve në Slloveni, Presidenti Duka dhe pjesëtarët e Komitetit Ekzekutiv janë pritur në një vizitë nga Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor si dhe nga Kryebashkiaku i Lubjanës, Zoran Jankovic. Gajtë këtyre vizitave janë biseduar çështje mbi zhvillimin e futbollit dhe rëndësinë që sporti ka në ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme në çdo aspekt.

Në ditën e parë u zhvillua ceremonia për çeljen javës UEFA Grassroots ku mori pjesë Presidenti Ceferin, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv dhe emra të njohur të futbollit europian. Dje u përzgjodhën përfundimisht vendet pritëse të finaleve të kompeticioneve më të rëndësishme europiane.

Gjatë kësaj mbledhje të Komitetit Ekzekutiv u diskutua në lidhje me futbollin e të rinjve dhe atë amator, politikat e kujdesit ndaj fëmijëve, merkato e verës në futbollin europian dhe shumë pika në lidhje me funksionimin e brendshëm të UEFA-s. Presidenti Ceferin lançoi programin e UEFA-s për Futbollin në Shkolla, për të cilin nga viti 2020 deri në vitin 2024 do të akordohen 11 milionë euro dhe është i hapur për 55 federatat anëtare.

Finalja e UEFA Champions League 2021 do të zhvillohet në Shën Petersburg
Finalja e UEFA Champions League 2022 do të zhvillohet në Mynih
Finalja e UEFA Champions League 2023 do të zhvillohet në Londër (Uembli)
Finalja e UEFA Europa League 2021 do të zhvillohet në Sevija
UEFA Super Cup 2021, do të zhvillohet në Belfast
UEFA Futsal EURO 2022 – Hollandë
UEFA U-17 Championships – Qipro 2021; Izrael 2022
UEFA U-19 Championships – Rumani 2021; Sllovaki 2022
UEFA Ëomen’s U-17 Championships – Ishujt Faroe 2021; Bosnje-Hercegovina 2022
UEFA Ëomen’s U-19 Championships – Bjellorusi 2021; Republika Çeke 2022

Zjarr Tv Ad