Mitsotakis takon Zaev: Nuk do ta nënshkruaja Marrëveshjen e Prespës

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Si pjesë e kontakteve të tij me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor, pas Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiç, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u takua të martën në Kombet e Bashkuara me Zoran Zaev.

“Në diskutimin e tyre, sipas burimeve qeveritare, Mitsotakis vuri në dukje se ai nuk do ta kishte nënshkruar Marrëveshjen e Prespës nëse ai do të kishte qenë në pushtet në vitin 2018.. Ai shtoi se si drejtues i opozitës,  kishte bërë gjithçka që të mos ratifikohej” shkruajnë mediat greke.

Por pas ratifikimit të saj, kjo marrëveshje tani është pjesë e ligjit ndërkombëtar dhe për këtë arsye Greqia duhet ta respektojë atë.

Kryeministri i kërkoi homologut të tij maqedonas që të shmangte vonesat në lidhje me aspektet e marrëveshjes, veçanërisht në mbrojtjen e markave tregtare.

Zaev shprehu dëshirën e qeverisë së tij që të mos ketë vonesa, duke pritur zbatimin sa më të shpejtë të të gjitha çështjeve të hapura që lidhen me kursin e pranimit të vendit të tij në BE.

Raportohet se klima në takim ishte e mirë dhe ishte shprehur gatishmëria për të vazhduar nga të dy palët e Marrëveshjes, si dhe çështja e markës tregtare.

Zaev shprehu interesimin e tij për procesin e pranimit. Vihet re se vullneti i Evropës është të ecë përpara me procesin e pranimit për Ballkanin Perëndimor dhe çështja do të diskutohet në Samitin e ardhshëm të BE.

Zaev ka deklaruar se zbatimi i marrëveshjes do të ndihmojë investimet greke në vendin e tij.

Kryeministri grek nga ana tjetër është shprehur se mungesa e një marrëveshje në të kaluarën nuk ka penguar zhvillimin e investimeve greke.

Zjarr Tv Ad