Albin Kurti dënon vendimin e BE për moshapjen e negociatave: Frikësohet përballë populistëve

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar vendimin e Bashkimit Europian për të ndalur mëtejshëm të Ballkanit.

Në një intervistë për mediat prestigjoze The Guardian, Kurti shtoi se liderët e perëndimit i kanë harruar mësimet e dy luftërave botërore, në vend të kësaj janë tërhequr përballë fashizmit dhe populizmit.

Ai theksoi se qëndrimi i vendeve të BE mund të dëmtojë shanset e Kosovës për të arritur një marrëveshje me Serbinë, pasi sipas tij Beogradi ka më pak nxitje për të vepruar pa perspektivën e anëtarësimit në BE.

“BE u formua si një përgjigje ndaj fashizmit, por tani po frikësohet përballë populistëve dhe fashizmit,”-tha Kurti për Guardian.

Duke kritikuar Macron, ai shtoi: “Ju nuk mund të thoni, se së pari ne kemi nevojë për reformë të brendshme në BE dhe më pas zgjerim të jashtëm, ato shkojnë paralelisht. Evropa është një projekt kaq i rëndësishëm historik saqë askush nuk mund të jetë autori i saj, duke e drejtuar apo udhëhequr atë. 

Ne pamë se kur Jean-Claude Juncker tha që nuk do të kishte një zgjerim të mëtejshëm në pesë vitet e ardhshme, situata në Ballkan u përkeqësua. Po, BE është e rëndësishme për Ballkanin, por Ballkani është shumë i rëndësishëm për BE-në. Berlini dhe Parisi duhet ta dinë mirë këtë dhe është vërtet e trishtueshme, për të gjithë ne, që ata e harrojnë këtë. Pas disa dekadash, historianët do të shkruajnë se nuk kishte dy luftëra botërore, por vetëm një luftë botërore me dy episode, dhe e gjitha filloi në Sarajevë.”

Zjarr Tv Ad