“Alda Klosit ja dhashë unë 125 mijë eurot”, një biznesmen dëshmon para hetuesve me një letër dore si provë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mësohet se prokuroria e Tiranës ka marrë një deklaratë të një biznesmeni, i cili sipas deklarimeve të vëllait të Alda Klosit, është personi, që ka dhënë borxh shumën e 125 mijë eurove.

Siç dihet, ish-zyrtarja e lartë në kryeministri mbahet në paraburgim nën akuzën e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë para oficerit gjyqësor, pasi Rozeta Dobi, pastruesja që punonte në shtëpinë e saj deklaroi ish-zyrtaren si pronaren e më shumë se 500 mijë eurove, që u gjetën në shtëpinë e saj.

Sipas prokurorisë, ndërtuesi pranoi dhënien e borxhit dhe paraqiti një dokument me shkrim dore, të firmosur prej tij dhe vëllait të Alda Klosit. Gjithsesi, kjo dëshmi është marrë me rezerva nga hetuesit, për faktin se pretendohet se paratë janë dhënë përmes një shkrese të thjeshtë dhe nuk është firmosur një akt noterial.

Gjithashtu, kjo dyshohet të jetë një ide e lindur vetëm së fundmi për të kamufluar ngjarjen, pasi në dëshmitë e dhëna më parë vëllai i Alda Klosit është shprehur thjesht se ishin paratë e xhaxhait, që po kurohej për kancerin.

“Nuk jemi të bindur në deklarimin e ndërtuesit, sepse ka shumë dëshmi kontradiktore. Kemi dyshime se biznesmeni mund të ketë bërë deklarim të rremë ndaj jemi duke kryer veprime të tjera hetimore”, tha një pjesëtar i grupit të hetimit.

Alda Klosi u arrestua pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi, e cila deklaroi se paratë që u gjetën në shtëpinë e saj, përfshirë dhe shuma prej 404 mijë eurosh e fshehur në tubin e aspirimit i përket ish-zyrtares dhe se ja kishte lënë për t’ia ruajtur. Nga ana tjetër, ish-zyrtarja ka mohuar tërësisht akuzat.JOQAlbania.com

Zjarr Tv Ad