Alex Soros publikon fotografitë, Edi Rama u fryn qirinjve të tortës së ditëlindjes

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka festuar këtë të martë, 4 Korrik, ditëlindjen e 59-të. Lideri i qeverisë shqiptare ka qenë mes miqsh dhe fotografitë e para kanë nisur të publikohen prej tyre në mediat sociale.

Alex Soros, djali i filantropit George Soros ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram disa fotografi nga pritja e djeshme për presidentin Bill Clinton dhe ditëlindja e Edi Ramës, sapo akrepat e orës kanë kaluar në datën 4 Korrik.

Djali i Soros qëndron në krah të Edi Ramës dhe duket se është i pari që e ka uruar kryeministrin shqiptar në këtë ditëlindje të 59-të. Alex Soros nuk i kursen as lëvdatat, kur thotë se ai është një lider i madh dhe e krahason me Bill Clinton.

“Dje me dy nga liderët më të mëdhenj të botës @ediramaal & #BillClinton. I nderuar që jam në Tiranë pasi Bill Clinton arriti për herë të parë në Shqipëri dhe iu dha Ylli i Madh i Mirënjohjes për Arritjet Publike në prag të Ditës së Pavarësisë.

Shqipëria është ndër më pro-amerikanet në botë dhe një aleat i madh – falë lidershipit të Edi Ramës. Dhe çfarë rastësie që Edi Rama ka lindur më 4 korrik!!! Tingujt në Ditën e Pavarësisë dhe ditëlindja e vëllait tim Edi me këta dy burra të mëdhenj ishte një moment kulmor që do ta çmoj përgjithmonë”, shkruan ndër rreshta Alex Soros.

Zjarr Tv Ad